Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Pak para ngjarjes së rëndë, Naim Murselit kishte ftuar bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn që të darkonin bashkë me dy fëmijët në një restorant në Graçanicë.
Naim Murseli i cili akuzohet si porositësi i vrasjes në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuan ekzekutimin e Liridonës. Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para se të kryente krimin.
Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se janë nisur paraprakisht drejt vendit ku ishte planifikuar vrasja tragjike. Raportohet se gjatë rrugës ata kanë ndërruar makinën me të cilën ishin larguar nga restoranti në Graçanicë.
Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.
Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka qenë i ftuar ditën e stome në “Shqipëria Live” ku ka folur për vrasjen e motrës së tij nga bashkëshorti.
Adeamj ka treguar se Liridona ishte një motër, grua dhe nënë e fuqishme, teksa shprehet se familja e tyre është duke e përmbajtur veten nga ndonjë veprim i marrë në gjaknxehtësi e sipër.
“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët.
Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan.
Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur, natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të.
Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)
Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona.
Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro.”- tregon Leonardi për gazetaren Luciana Hulej.
Kujtojmë se ditën e sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e familjarëve të Liridonës për të kryer rivarrimin e trupit të pajetë pranë familjes së saj.
Familja Ademaj është lutur që të ruhet privatësi e plotë, teksa janë ende thellësisht të tronditur nga vrasja monstruoze e vajzës së tyre nga Naim Murseli.