Përfshihet nga flakët hoteli në Devollit, dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë

Një hotel në fshatin Vranisht, Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të hotelit dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *