Gjithçka ishte përgatitur në kokën e tij: Propozimi më i çmendur për martesë i parë në një fushë futbolli. Një tifoz i KF Tirana pushtoi fushën, ra me qëllim, u shtir si i plagosur dhe përfundoi duke i propozuar partneres së tij, e cila doli e frikësuar nga tribuna”. Kështu shkruan gazeta e njohur spanjole MARCA, e cila më tej tregon episodin e këtij propozimi të çmendur, siç e ka përkufizuar ajo.
“Gjithçka filloi me një pushtim të paramenduar të terrenit, duke iu shmangur rojeve të sigurisë dhe duke u shtirur se u rrëzua dhe u lënduan. Menjëherë, efektivët e sigurisë kanë njoftuar personelin mjekësor të njërës prej dy skuadrave që t’i kushtojnë vëmendje të plagosurit.
Pikërisht aty nga fusha e lojës, u kërkua dikush nga tribuna për ta shoqëruar të aksidentuarin. Në fushë u shfaq partnerja i tij e shqetësuar. Por befas personazhi në fjalë u shërua, u gjunjëzua, nxori unazën dhe i propozoi për martesë partneres së tij, e cila e përqafoi e emocionuar”…
@hergi_77 Tifozi ben sikur bie dhe vret kemben, por me pas ndodh surpriza…#capcut #viral #fy #tiktok #ultras #derbi #tirona #marrymemarryyou ♬ original sound – Herg__