Një video e filmuar nga ajri dhe bisedat e ushtarëve rusë dhe të eprorëve të tyre që janë përgjuar nga ukrainasit janë bërë së fundmi virale në rrjet.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se në video shfaqet momentin kur ushtria e Vladimir Putinit ‘aksidentalisht’ bombardon me granata trupat e saj për dy orë në veri të Bakhmutit duke menduar se ishin ushtarë ukrainas.
Bisedat në radio, lidhje të përgjuara nga ukrainasit qysh në korrik, tregojnë gjendjen reale në të cilën gjendet ushtria ruse në Ukrainë.
Atyre përveç se u mungon hierarkia, disiplina, trajnimi i duhur e pajisjet moderne luftarake, rusët nuk po kanë as koordinim në operacione luftarake. Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë
Eprorët rusë i kishin ngatërruar forcat e tyre me ato të ukrainasve, dhe kështu kishin dhënë urdhër për sulm me artileri dhe armë tjera të rënda.
Pavarësisht se ushtarët që goditeshin pandërprerë për më shumë se dy orë, bënin thirrje për ndalje të zjarrit – duket se kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.
Pasi që bombardimet ruse u ndalën, ukrainasit iu vërsulën dhe arritën për pak minuta të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve. Në anën tjetër, numri i ushtarëve rusë të vrarë mendohet të jetë shumë i madh në këtë gabim amatoresk, ku u qëlluan pikërisht nga bashkëluftëtarët e tyre.