“Po të donin të të vrisnin të kishin vrarë, por je gjallë”, Diskutimi skandaloz i avokatit të Rrajave me të plagosurin

Çështja mes familjes Maja dhe fisit Rraja është kthyer sërish në qendër të mediave, kjo për shkak të ndryshimit të akuzës nga Prokuroria. Mbrëmjen e kaluar, avokati Saimir Vishaj u përplas në emisionin ‘Noë’ me Jashar Majën i cili bashkë me kushëririn e tij u dhunuan pak kohë më parë nga fisi Rraja.

Maja u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Vishaj ndërhyri duke i thënë se nuk është viktimë sic pretendon por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim.

Pjesë nga debati

Vishaj- Ti je viktimë? Ke qenë aty? Ka dashur njëri të të vrasë, të ka qëlluar njëri në kokë ty?

Maja – Unë kam fraktura edhe sot të dukshme.

Vishaj – Ça frakturash, ti kërkon dëmshpërblim, ça viktime je ti? Kaq.

Maja – Zotëri  nuk i kam kërkuar kujt dëmshpërblim, kam kërkuar të drejtën time.

Vishaj- Ça të drejte kërkon ti, je gjallë, po të donin të vrisnin të kishin vrarë.

Rraja tha në emisionin Now në Euronews Albania se personat e shpallur në kërkim nga policia për dhunën ndaj tij i sheh përditë nëpër Fushë-Krujë dhe askush nuk i kap.

Ai  u shpreh se personat në fjalë i kanë çuar mesazhe kërcënuese në familje.

“Unë jam ai  që mund të bëj video ku janë, ku pinë kafe dhe ku rrinë të gjithë, po çfarë do më thotë ai ministri i rendit dhe drejtori i policisë mua? A e di që para një jave çfarë fjalë më ka ardhur te shtëpia mua nga ai person? Ka thënë bëji të fala Jashari, do bëj burgun dhe pastaj do më shohësh, Përparim Rraja, Çaku”, tha Maja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *