Gazetarja: Në Tiranë janë 4 mijë shpërndarës droge, u kap një grua shtatzënë dhe një 71-vjecare

Klodiana Lala, gazetare e njohur e kronikës, thotë se në kryeqytet janë rreth 4,000 persona që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ajo ka treguar mbrëmjen e sotme se ka dhe persona në moshë të thyer që janë përfshirë në tregtinë e drogës.

“Në Tiranë janë rreth 4,000 shpërndarës droge. Një grua në muajin e tetë të shtatzënisë është me arrest shtëpie sepse shpërndante drogë. Është dhe një grua 71 vjeçare që shpërndante heroinë”, tha Lala në emisionin Opinion.

Më tej, përsa i përket megaoperacionit policor që u krye mëngjesin e sotëm në disa qytete të vendit, ajo zbuloi se një pjesë e drogës vinte nga Amerika dhe Kanadaja e fshehur në lodrat për fëmijë.

Kutite e lodrave per femije ku fshihej droga qe vinte nga Amerika dhe Kanadaja
Kutite e lodrave per femije ku fshihej droga qe vinte nga Amerika dhe Kanadaja

“Droga mendohet se vinte nga Amerika dhe Kanadaja. Vinte në formën e lodrave të fëmijëve. Në momentin që hapen konservat, brenda është hashashi i prodhuar me llampa të mëdha. Kjo do të thotë se droga është e një cilësie shumë të mirë”, tha Klodiana Lala.

“Operacioni duhet duartrokitur, por ne nuk kemi informacion sesi ka ardhur kjo drogë në Shqipëri, si ka kaluar në doganë. Ne nuk kemi krerë të grupeve kriminale që të jenë prekur. Nëse ti nuk prek ata, nuk shkon te gjeneza, atëherë do ikin disa shpërndarës dhe do futen të tjerë”, përmbylli ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *