Gazetarja Dorjana Bezat ka deklaruar se është telefonuar nga motra e njërit nga personat që përdhunuan 26-vjeçaren në Vlorë.
Duke folur në “Top Story”, Bezat rrëfeu se ka kontaktuar drejtpërdrejt me një nga familjarët e personave që përdhunuan 26-vjeçaren. Gazetarja tha se i është kërkuar nga motra e një prej djemve, që t’i hiqte emrin e vëllait të saj në faqja e lajmeve, pasi nuk kishte vendim të formës së prerë.
Berzat tregon se e ka pyetur atë nëse e ndjen që vëllai i saj ka kryer një vepër të rëndë, ndërkohë që ajo është përgjigjur se i akuzuari ishte pre e një provokimi.
“Kam kontaktuar drejtpërdrejt me një nga familjarët e tyre. Ajo me mori në tel t’i hiqja emrin të vëllait nga ëeb se s’kishte vendim të formës së presë. I thashë a e ndjen që vëllai jot ka kryer një vepër të rëndë, ajo tha ai ishte pre e një provokimi.
Pavarësisht se ka shuar në spital, ajo provokoi, përdori alkool, shkoi me dëshirën e saj, prandaj krijon këtë skemën e përdhunimit.
Ajo vajzë s’është abuzuar vetëm nga djemtë, por edhe nga familjarët, nga shumë djemtë dhe vajza nëpër komente që shkruajnë se diçka ka bërë. Komentet më të trishtuara thonë vajzat pse s’më ndodh mua kjo. Qava kur pashë vajzën. Gabimi janë gjithë të tjerët jo unë që reagova”, deklaroi Bezat.