Tjetër “goditje” për Sali Berishën, ish-kryeministri gjobitet nga gjyqtarja

Ish-kryeministri Sali Berisha është gjobitur ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Berisha është gjobitur me 5 mijë lekë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me arsyetimin se ka paraqitur kërkesë të padrejtë për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Kujtojmë se dy ditë më parë, avokatët e mbrojtjes së Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërsa këtë të hënë, kërkesën e tyre e konkretizuan me shkrim dhe e dorëzuan në sekretariatin e gjykatës, kërkesë e cila u rrëzua., e po ashtu u la në fuqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim largimi nga shteti” për ish-kreyministrin.

Sali Berisha është duke u hetuar nën akuzë për “Korrupsion nga zyrtarë të lartë shtetërore ose të zgjedhur vendorë”, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se ai ka ndërhyrë për të fazorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ky i fundit ndodhet në burg, pasi u arrestua nën akuzë për “Pastrim parash” dhe “Korrupsion nga zyrtarë të lartë shtetërore ose të zgjedhur vendorë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *