Gazetarja tregon historinë e saj: “E lashë burrin edhe pse ishte i pasur, duhet të mësoni ta bëni dhe ju”

Gazetarja Alma Çupi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur edhe për divorcin me babain e vajzës së saj.

Ajo tregoi se gjithmonë ka qenë rebele, madje edhe kur ka qenë e martuar.

“Unë kam bërë gjithmonë rebelen. Edhe kur kam qenë e martuar me babain e vajzës, familja e tyre ishte shumë e pasur dhe vetëm unë mund ta ndaja. Vetëm unë mund ta bëja këtë gjë, pasi mund të bëja kompromis shumë të mirë. Por unë doja të isha unë. Kur hyj në shtëpi dua ta përplas derën dhe s’dua të më thotë njeri pse e përplase derën. Unë e kam bërë (divorcin) dhe nuk jam pishman. Po mos ta kisha bërë nuk do isha sot këtu. I them dhe vajzave dhe grave që janë në situata të tilla: Bëjeni”, tregoi Alma.
Ajo tha se me vajzën ka patur marrëdhënie të vështirë, sidomos në adoleshencë, pasi ajo ishte gjithmonë e zënë me punë dhe vajza kërkonte kohën e saj, por tani që ajo është 24 vjeç gjërat kanë ndryshuar. “unë i kam kërkuar falje dhe kemi nisur ta rindërtojmë marrëdhënien tonë, pasi ajo më kupton”, ka treguar Alma.

Ajo po ashtu tregoi se ka një marrëdhënie të ngushtë më paratë dhe se i kursen ato, pasi sipas saj paraja është liri, dhe mund t’i hyjë në punë në momente të caktuara.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *