Gentian Bejtja u vra pa mëshirë, autorët e qëlluan me 30 plumba në trup dhe në fytyrë

Elton Qyno

Fshati Larushk në Fushë-Krujë, është tronditur pasditen e kësaj të Premte, pasi një ndër njerëzit, që brenda një viti e gjysëm i shpëtoi tre atentateve, mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij.

Gentjan Bejtja ishte duke vaditur fidanët e domateve në mini serën e krijuar në oborrin e shtëpisë. Ndërsa në shoqërinë e tij, ishin tre fëmijët dhe nëna e tij. Ai kishte vetëm një javë që ishte kthyer në fshatin Larushk, duke qëndruar herë tek shtëpia e tij dhe herë tek banesa e babait.

Prezenca e Bejtjas në fshat me sa duket kishte rënë në sy të kundërshtarëve të tij, të cilët janë mobilizuar shumë shpejt dhe kanë realizuar vrasjen.

Një burim pranë Policisë së Tiranës u shpreh se pasditen e djeshme, tre persona të maskuar dhe të veshur me uniform të zezë, kanë hyrë përmes portës kryesore dhe fillimisht kanë qëlluar pa asnjë paralajmërim mbi Gentjan Bejtjan, i cili ndodhej në oborr duke vaditur fidanët e domateve.

Breshëritë e kallashnikovit janë lëshuar drejt Bejtjas në sy të tre fëmijëve dhe nënës së tij të moshuar, të cilët u ndjenë të pafuqishëm për të bërë diçka në atë moment.

Autorët e krimit janë treguar të egër dhe të pamëshirshëm, pasi janë afruar përmes derës kryesore të shtëpisë, duke i shkuar shumë pranë Gentjan Bejtjas, dhe ashtu siç ishte i plagosur kanë vijuar ta qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Plot 30 plumba kanë përshkruar trupin e Gentjan Bejtjas, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Bejtja nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, ndërkohë në momentin e vrasjes ai ka qenë i paarmatosur.

Edhe në banesën e tij policia nuk gjeti armë zjarri. Tmerri i kësaj skene ka përshkuar fëmijët dhe nënën e tij, të cilët kanë parë ngjarjen mizore.

Sipas burimeve Gentjan Betja ishte kthyer në fshat pas atentatit të ndodhur në muajin korrik 2023, ku mbeti I vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij.

Qëllimi i kthimit në fshat nuk ishte për të jetuar aty, por për të nxjerrë në shitje vilën e tij në Larushk. Këtë gjë ja kishte besuar këto ditë djalit të xhaxhait të tij, me qëllim që të merrej me letrat. Pasi vetë Gentjan Bejtja kishte planifikuar të largohej nga Shqipëria së bashku me familjen.

Bejtja edhe disa vite më parë u larguar me familjen duke u vendosur në Suedi, ku kërkoi azil politik pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Por për shkak se shteti shqiptar garantoi autoritetet Suedeze se në Shqipëri ka garanci dhe siguri për jetën, kërkesa e ailit ju refuzua dhe Bejtja u deportua në Shqipëri.

Gentjan Bejtja përgjatë një viti e gjysëm u përball me tre atentate, ku ditën e djeshme mbeti i vrarë në oborin e shtëpisë së tij.

Babai i katër fëmijëve më parë ka shërbyer si punonjës i policisë së burgjeve, por shumë shpejt u përfshi në vorbullën e krimit të organizuar, në Fushë-Krujë, pasi dyshohej si i përfshirë në zhdukjen e Enver Stafukës, si i implikuar në goditjen me armë të Mariglen Hakës, ku e vrarë mbeti halla e tij dhe në disa ngjarje të tjera kriminale.

Gentjan Bejtja, bënte një jetë mes Fushë-Krujës dhe zonës së Lezhës, ku qëndronte i fshehur.

Ndërkohë lidhur me atentatin policia e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme shoqëroi 6 persona, me të cilëve Mariglen Haka dhe individë të botës së krimit.

Ndërsa Durim Bami dhe vëllai i tij, Valter Bami I liruar gjashtë ditë më parë për atentatin e muajin Korrik 2023 ku mbeti I vrarë Ramazan Sino, nuk janë gjendur nga policia.

Hetimet për këtë rast vijojnë por nuk ka asnjë person të dyshuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *