Mbetje kockore të një njeriu janë gjetur pranë në fshatin Guras, Pogradec.
Policia njofton se gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, teksa dyshohet se eshtrat i përkasin një personi që është zhdukur vite më parë.
“Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.