Gjenden tê vdekura dy vajza në Tiranë, dyshime se kanë përdorur mbidozë Xanax-i

Janë gjetur të pajeta dy vajza ukrainase në Tiranë.Bëhet me dije nga burimet për media se ngjarja është shënuar në zonën e Selvisë.

Paraprakisht dyshohet se të rejat kanë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së ilaçeve.Nga ana tjetër mësohet se vajzat janë identifikuar si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.

Dy ditë më parë viktimat, 25 dhe 40 vjeç kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.

Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *