Gjendet i vdekur në banesë 39-vjeçari në Maliq

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, ccka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *