Një vajzë vetëm 11 vjeç është përdhunuar në Tiranë.
55-vjeçari Astrit Terolli ka abuzuar me vajzën e mikut të tij. Të dyja familjet jetonin me qira në Tiranë. Terolli i ka shkuar për vizitë në banesë shokut të tij, po aty ka gjetur të vetme vajzën e mikut të tij.
55-vjeçari ka abuzuar me të voglën e cila u ka treguar prindërve për ngjarje ne rëndë, sapo ata kanë mbërritur në shtëpi. Ekspertiza e bërë nga mjekët ka vërtetuar pretendimet e vajzës dhe 55-vjeçari është vënë në pranga.