Policia e Durrësit dhe ajo e Kukësit po vijojnë kërkimet për gjetjen e vogëlushit 3-vjeçarit, i cili sipas nënës së tij, është rrëmbyer nga gjyshërit.
Burime nga policia e Durrësit, thanë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa në zonën e Kënetës ku edhe familja Gjuni banon dhe ka të afërm, por nuk ka asnjë gjurme nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij. Gjithashtu, policia e Kukësit ka ushtruar disa kontrolle në zonën e Hasit, por pa rezultat
Gjyshi Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunoj me policinë për të treguar ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin.
“Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunojë për të gjetur djalin. Nuk tregon ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin. Edhe pse e kemi vënë para përgjegjësisë së po bene kundravajtje penale vazhdon të qëndroj indiferent ndaj kërkesës sonë për të bashkëpunuar. Ne po vazhdojmë kërkimet në disa zona ku mendojmë se fshihet gjyshja me nipin. Po deri tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi besim se do ta zgjidhim këtë problem me ndihmën e Rexhepit ose jo”- bëjnë me dije burime nga policia.
Djali i Rexhep Gjunit ka ndërruar jetë vitin e kaluar në një aksident dhe nusja me nipin ka ikur në shtëpinë e prindërve të saj. Gjyshërit kanë pasur frikë se ajo mund ta marrë nipin e tyre dhe të largohej nga vendi ndaj kanë zgjedhur këtë rrugë, duke i shkaktuar një traumë më të madhe vogëlushit i cili tashmë është edhe pa babain edhe pa nënën.