Gjyshi i vogëlushit Brian: Djali s’kishte asnjë problem më parë, sa erdhi nga dentisti u zverdh…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku ka ndërruar jetë tragjikisht një 3-vjeçar i quajtur Brian, pas vizitës tek dentisti.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, teksa prindërit e vogëlushit kanë denoncuar në Polici mjekun Roland Xhaxho.

Pas kësaj, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza.

Në një deklaratë për mediat, gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht ka deklaruar se mjeku Roland Xhaxho u ka thënë ta dërgojnë në shtëpi. Ai tregon se pasi e kanë dërguar në shtëpi, fëmija filloi të zverdhej dhe temepratura i shkoi në 39.5. Ai tregon më tej se mjeku nuk u hapte më as telefonin.

“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre.

Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 emorëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim.”- tha gjyshi i 3-vjeçarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *