“Vrasësi është Roland Xhaxho”/ Flet daja i 3-vjeçarit që vdiq nga narkoza: Na i dha në gjendje kome

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth tre ditë më parë në Tiranë, ku një 3-vjeçar i quajtur Brian Spahiu, ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi dyshohet se narkoza i ka helmuar mëlçinë, për shkak se dentisti Roland Xhaxho e trajtoi dhëmbët në gjendje anestezie. Policia e Tiranës procedoi ditën e sotme dentistin Roland Xhaxho, 70 vjeç, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Daja i Brianti ka folur për JOQ ku tregon detajet e ngjarjes të rëndë, teksa akuzon si vrasës dentistin Roland Xhaxho, me klinikë tek “Rruga e Kavajës” dhe vajzën e tij Ina Xhaxho. Ai thotë se dentisti e ka mbajtur rreth 3-4 orë në sallën e anestezisë dhe u ka dorëzuar në gjendje kome vogëlushin. Dentisti u ka thënë prindërve se nuk ka asnjë problem se e ka nga narkoza.

“Jam daja i djalit. Djali kishte probleme me nja 3 a 4 dhëmbë të prishur. Ankoheshe gjithmonë më dhëmb dhëmballa dhe nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi dhe me mjekë zemre dhe vajtëm tek Roland Xhaxho e pyetëm 2-3 herë na tha s’ka asnjë problem. E çuam çunin për t’i rregulluar dhëmbët, ku bashkë me gocën e vetë i ka bërë 14 dhëmbë çunit që ia ka trajtuar dhe e ka mbajtur rreth 3 orë e gjysmë – 4 orë në sallë. Na e ka dhënë çunin në gjendje kome dhe na gënjeu që çuni është mirë, mos u bëni merak, kjo është gjendje e narkozës, kur ndërkohë çuni ishte në gjendje të rënduar, në gjendje kome. Kur e çuam në pavijonin e pediatrisë, e futën çunin direkt në reanimacion pa oksigjen pa puls. E pa doktoresha, sa i pa pulsin e dobët tha direkt për në reanimacion. Mjekët atje u munduan bënë të pamundurën. Kur doli ai mjeku atje na tha se po ta kishit sjellë çunin dy orë më para, nuk do ta kishit në këtë gjendje, sepse çunit i kishte helmuar mëlçinë. Vrasësi është Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho, dy vrarsësit, ju lutem që të sensibilizohen edhe njerëzit që kujt i ka ndodhur kjo fatkeqësi, të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë.” – është shprehur daja e Brianit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *