GPS makinës në Pogradec, flet i akuzuari nga pronari: “Kontrolloni kamerat, ja pse e bëjnë”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një roje e një subjekti në lagjen nr.3 në Pogradec telefonoi policinë pasi pa disa persona që vendosnin diçka të dyshimtë poshtë makinave të parkuara në afërsi të subjektit që roja ruante. Në fillim u dyshua se mund të ishte tritol, por pas verifikimeve u arrit në përfundimin se poshtë dy mjeteve të shtetasit Eris Cekani janë vendosur GPS.

Por kush është Eris Cekani?

Ky i fundit është emër i njohur për policinë pasi vitin e fundit është përfshirë në disa sherre me person të ndryshëm në Pogradec, teksa së fundmi në dëshminë e tij për GPS poshtë makinave të tij, Cekani ka deklaruar se pas ngjarjes mund të jenë dy vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli, Jona Duka.

Pas publikimit të emrit të tij, për JOQ ka folur vetë Brian Syzo, i shpallur në kërkim prej 1 viti e pak. Brian për redaksinë tonë thotë se ai dhe vëllai i tij Sindi, nuk kanë aspak lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ka rrëfyer si qëndron e vërteta e lidhjeve të tij dhe vëllait të tij me Eris Cekanin.

“Pershendetje. U be e disata here qe emri dhe figura ime keqperdoret nga lajme jo t verteta po kjo ndoshta jo per shkakun tuaj. A mund te flas me dike nga redaksia juaj tju sqaroj versionin e vertet te ngjarjes dhe arsyet e konfliktit? Un qe po ju shkruaj jam Brian Syzo Ju faleminderit dhe shpresoj ne nje bashkepunim korekt me ju ku te degjohen te dyja versionet”, shkruan Brian Syzo për JOQ.

Duke treguar versionin e tij për ngjarjen, Brian shkruan se nuk ka konflikte me Erisin pasi me të ka pasur marrëdhënie shoqërore, ndërsa rrëfen edhe lidhjet me Bledar Berberin dhe Meardi Berberin, persona të akuzuar për ngjarjen e ndodhur më 8 gusht 2020 në Pogradec, ku disa persona qëlluan me plumba në drejtim të hotel Volorekës në pronësi të Jetmir Muçllarit. Sipas Brian, dëshmia e tij për ngjarjen e ndodhur para 3 vitesh në hotelin Voloreka, është dëshmi kyçe, pasi ka qenë pjesë e atij grupi që kreu atentatin ndaj dhe i del emri në çdo ngjarje, pasi ka prishur marrëdhëniet edhe me Erisin, dikur shok, por pas dëshmisë për Volorekën, dyshja Eris, Brian kanë ndërprerë shoqërinë.

“Dua te sqaroj se un nuk kam patur asnje konflikt me shtetasin Eris cekani as jam shoqeruar ndonjer ne polici per ndonje konflikt te mundshem me shtetasin eris cekani pasi un me ate ne radhe te pare kemi qene shok dhe ne radhe te dyte un kam me shum se nje vit qe nuk ndodhem ne qytetin e pogradecit. Un kam qene shok prej me shume se 16 vjetesh me shtetasin Eris cekani Bledar berberi dhe Meardi Berberi (persona kta te akuzuar per ceshtjen e hotel volorekes) E verteta e vetme e ketij konflikti esht sepse vllezrit Berberbri jan ne nje proces gjyqesor per ngjarje e hotel volorekes dhe deshmia ime esht nje deshmi kyce ne zbulimin e te vertetes pasi un vet kam qene pjese e atij grupi dhe kam qene edhe person i akuzuar per ngjarjen. Ne momentin qe un ju kam thene qe do them te verteten ateher ndaj meje kan filluar sulmet eshe presionet santazhet edhe kercenimet”, shkruan Brian Syzo.

Për ngjarjen e GPS në mjetet e Eris, Brian shkruan për JOQ se as ai as vëllai nuk kanë lidhje dhe për këtë kërkon që policia të kontrollojë kamerat e sigurisë.

“As un as vellai. Jan lojra qe i bejne ata. Le ti marib kamerat te gjitha Cfare te duan E bene njer sikur ishte tritol per ta bere ngjarjen mediatike dhe pastaj dolen gps. Un po te doja te beja ndonje dem e beja. Cme hyn ne pun gps. Thjehst duan te me trëmbin asgje me shumm. Te me thon qe kyc gojen E gjitha esht sajes Nga fillimi ne fundd”, shkruan Brian.

I pyetur nga JOQ për lidhjet me Jona Dukën dhe Mario Xhangollin, Brian ka deklaruar se Jonën e ka ish- të dashur, pasi ka 2 vite që nuk ka pasur kontakt me të, ndërsa për Marion deklaron se është shoku i tij i ngushtë. Ndër të tjera Brian shkruan se Sindi, vëllai i tij, ka pak kohë që është kthyer nga Anglia, teksa shton se në shkurt,Sindi, shoku i tij Mario Xhangolli janë dhunuar nga Eris Cekani dhe Nertil Çollaku dhe për këtë është denoncuar në polici. Brian Syzo shkruan për JOQ se një javë pas kësaj ngjarje, është sulmuar me spraj ish-e dashura, Jona Duka, dhe kjo sipas Brian për presion kundër tij.

“Sidni syzo esht vellai im esht kthyer nga anglia. Mario xhangolli (shoku im i ngushte) edhe ky person i dhunuar nga eris cekani dhe shoku i tij nertil collaku) ka bere denoncim qe ne dt 14 shkur bashk me vellain tim per keta shtetas pasi erisi me shoket e vete i kane dale ne nje rrugice me shkopa bejsbolli dhe vellai me marion kan. Vajtur kan bere denoncim. Nje jave mbas kesaj ngjarje erisi me shoket e vete sulmojn me sprite jona duke(ish te dashuren time mbasi kam 2 vjet qe nuk kam asnje kontak) edhe kete per presion karshi meje”, shkruan Brian.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *