Qiratë janë rritur me ritme shqetësuese në Greqi, deri në pikën që shumë grekë, nuk i përballojnë dot më.Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira, thotë Eurostat, i cili i rendit shpenzimet mujore për qira në Greqi si më të larta se në Itali, Spanjë dhe Gjermani – në raport me pagën.
Elsa nga Athina tha për DW puna e saj në një zyrë kontabiliteti nuk ia mbulonte dot qiranë, e u detyrua të gjente dhe një punë me kohë të pjesshme. Duke qenë se punon në një nga periferitë e shtrenjta jugore të Athinës, ajo po kërkonte një apartament pranë zyrës.E konsideroi veten me fat që gjeti një apartament 130 metra katorë për të cilin paguan 900 euro për 130 metra katrorë – që janë dy të tretat e pagës së saj. Sipas të dhënave të BE-së, një punëtor mesatar nëGreqishpenzon 37 për qind të pagës së tij për qira. Në qytetet e mëdha si Athina dhe Selaniku, kjo përqindje është shumë më e lartë – nga 60 deri në 70 për qind, shpjegon për DW Angelos Skiadas, avokat dhe president i Shoqatës Panhelene për Mbrojtjen e Qiramarrësve. Faqja e specializuar e internetit Spitogatos raporton se qiratë u rritën me 48,7 për qind midis 2015 dhe 2022. Në qendër të Athinës, çmimi mesatar i qirasë në vitin 2023 ishte 9,52 euro për metër katror, ndërsa në periferitë e shtrenjta jugore madje 11,30 euro për metër katror.
Sipas shifrave të vitit 2023 nga faqja e internetit Numbeo, e cila krahason koston e jetesës në Evropë, një apartament me një dhomë gjumi kushton 2.228 euro në qendër të Londrës, 1.316 euro në Berlin, 1.291 euro në Paris, 1.003 euro në Romë dhe 500 euro në Athinë. E lirë, mund të mendoni, por shumë për një grek që fiton një pagë mesatare neto prej 900 euro.