“Shëndetësia falas”, të sëmurët me kancer presin në diell me orë të tëra për të marrë trajtim

Nga Osman Stafa/ Këto dy foto janë shkrepur sot tek Onkologjiku në QSUNT. Janë njerëz të cilët presin të bëjnë kimioterapi, radioterapi, apo kanë vizita. Presin në këmbë për orë të tëra. Në diell apo në shi, në vapë e në të ftohtë. Kjo është fillesa e kalvarit të tyre. Pasi në Onkologjik përballen me mungesë ilaçesh kimioterapie, ose nuk punojnë pajisjet të cilat kanë funksion jetëshpëtues në luftën me sëmundjet e këqija.

Prej vitesh kjo situatë ka qënë e tillë dhe vazhdon e tillë. Këta njerëz përveç se duhet të përballen me një “përbindësh” që është brenda tyre, do duhet të bëjnë edhe një luftë për të mundësuar ilaçe dhe jo vetëm kaq, por trajtohet në mënyrë aspak dinjitoze, duke i lënë në këmbë, njerëz që mezi rrinë në këmbë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *