Greqi, shqiptari lidh partneren shtatzënë dhe i jep me forcë kokrra aborti

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar së fundmi në ishullin e Zakynthos në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar, Ymer Ramadan Haxhiaj, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi për abort Athina Marula e datëlindjes 2005.

Sipas raportimeve të policisë, Haxhiaj dhe e reja kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.

Bëhet e ditur se fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.

Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë të marrë  dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.

Brenda pak orësh e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.

Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e  kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij, nuk donte të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *