Greqi/ Shqiptari rreh gruan se lindi vajzë, prej dy vitesh e mbante mbyllur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se detaje tronditëse janë bërë me dije nga tmerri që një 22-vjeçare po jetonte përgjatë dy viteve të fundit nga bashkëshorti i saj shqiptar, me të cilin ishte martuar me forcë në moshën 18-vjeçare.

Gruaja 22-vjeçare shkoi Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti,  një burrë mizor, ashtu si dhe mediat greke e pershkruan, i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi asnjëherë që të kishte kontakt me njerëz të tjerë.

22-vjeçarja shqiptare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj kur mësuan se do të bëheshin me vajzë dhe jo me djalë ashtu si dhe Kurti dëshironte. Kur lindi fëmija, e reja dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte atë të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Torturat e të resë kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme pasi u bë e mundur arrestimi i shqiptarit. 22-vjeçarja u dhunua sërish ditën e djeshme në mënyrë makabër dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët lajmëruan efektivët e policisë.

Bertitjet dhe të qarat e të resë bënë që fqinjët të thyenin dritaret dhe të hynin në banesë ku dhe bënë të mundur ndalimin e Aurel Kurtit, derisa mbërriti policia.

Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë të renë të mbuluar në gjak e cila kishte përqafuar vajzën e saj. Ajo së bashku me vajzën u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë, në dëshminë e dhënë për efektivët pohoi se shumë herë ka qenë afër vdekjes si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *