Grida Duma interviston Ramën, i kërkon shpjegime për lidhjen me ish-zyrtarin e FBI-së

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për çështjen “McGonigal”, arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, sonte në “Top Story” në Top Channel.

Grida Duma: Lidhja juaj me McGonigal, vjen nga oligarku rus, nga biznesmenët? Nga vjen?

“Unë dua të përsëris, se nuk kam shumë çfarë them, por do refuzoj të jem në një sallë të Kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm , e për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel, po nga ana tjetër ia vlen të them, që në qetësi mund të shpjegoj gjërat që shpjegohen.

Ish-zyrtarin e kam takuar me kërkesë të tij, më ka ardhur në zyrë, kemi patur një bisedë me terma të përgjithshme, më tregoi që puna e tij ka në fokus influencën ruse, më foli për rajonin, ku ka influencë ruse.

Pastaj takimet e tjera, kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, jam takuar me të krejt miqësisht, pa asnjë axhendë. Më ka ftuar edhe ai në zyrat e FBI-së e jam takuar dhe me kolegët e tij. Marrëdhënie krejt normale, që nuk është e vetmja që unë kam me zyrtarë të lartë. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj askënd, se është pjesë krejt normale e detyrës time,” tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *