Një 59-vjeçare ka pësuar djegie në trup gjatë kohës që po zhvendoste armën e gjahun në shtëpinë e saj në Maliq.
Sipas policisë, shtetësja me iniciale M.M. ka qenë duke e lëvizur armën kur ajo është shkrepur dhe i ka shkaktuar gruas djegie në trup.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëngjergj, ndërsa raportohet se për armën, bashkëshorti i 59-vjeçares zotëron një leje. Gruaja është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.