Autoriteti Kombëtar CESK ka njoftuar qytetarët se ditën e sotme disa institucione në sektorin publik dhe privat janë përballur me një sulm DdoS attack, i cili ka bllokuar shërbimin online të faqes zyrtare të këtyre institucioneve.
AKCESK bën me dije se në bashkëpunim me ofruesit e shërbimit të internetit dhe këto institucioneka koordinuar punën për kthimin e shërbimeve në një kohë të shkurtër.
Kujtojmë se shtatorin e kaluar sistemi TIMS dhe faqet e institucioneve shtetërore u përballën me sulm kibernetik. Asokohe kryeministri Edi Rama bëri të ditur se me ndihmën dhe të kompanisë amerikane Microsoft, u arrit në përfundimin sulmi ishte organizuar dhe financuar nga Regjimi Islamik i Iranit.
Lidhur me rënien e TIMS, ka reaguar përmes një postimi në “FB” dhe eksperti i IT Gent Progni, i cili ngre dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me sulmet kibernetike ose me ndërhyrjet për vjedhjen e të dhënave nga sistemi – çështje kjo që po hetohet nga prokuroria e Tiranës.
“Ne Rinas nuk punon TIMS … A ka lidhje me sulmin e fundit apo me nderhyrjet e zhapikut aka Ervin Muca nuk e di! Di qe tani po punohet me regjistra dore! Shtet patatinash …”, shkruan Progni.
Edhe faqja online e “Raiffeisen Bank” raportohet të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik këtë të premte.
Përmes një njoftimi publik, vetë institucioni financiar thotë se faqja e webit është jashtë funskionit “për shkak të një ndërhyrje teknike”.
Ndërkohë, eksperti i IT Gent Progni, duke iu referuar një njoftimi në “Telegram”, shkruan se banka ishte pjesë e disa institucioneve që ranë pre e sulmeve të hakerave nga Rusia.
“Nje tjeter sulm kibernetik ndaj Shqiperise! Kesaj rradhe nga Russia ! Ky sulm vjen besoj pershkak te fjalmit te Edi Rames.. me heret. Deri me tani kemi identifikuar vetem Sulm DDoS dhe jo diqka me shume mirepo mbetet te shihet. NoName eshte nje Threat actor me origjine Ruse dhe duke u financuar nga po vet Russia. Deri me tani uebfaqet qe jane duke pranuar sulm jane: Uebfaqja e parlamentit. Uebfaqja e Portit te Durresit. Uebfaqja e qytetit te Tiranes. Raiffisen Bank Shqiperia. United Bank Shqiperia. Vlen qe te ceket eshte se ky group noname(APT) pra kishte sulmuar te gjitha antaret e NATO’s njekohesisht edhe aleatet e Ukraines! Burim: NoName telegram channels”, shkruan ai në postimin në rrjetet sociale.