Shoferja me “Benz” përplas biçikletën në Korçë, humb jetën i moshuari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.

79-vjeçari që u përplas nga makina ditën e sotme në Korçë ka humbur jetën. Mësohet se viktima është Muhamet Allisha, i cili ishte me biçikletë, në momentin që e përplasi një grua me makinë. 

I moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore, u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra. 

Njoftimi fillestar:

“Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”,- njofton Policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *