“Hakun tënd do ta marrë vëllai”, nis hetimi për rastin e 28 vjeçares që humbi jetën në Spitalin Amerikan

Irida Hasalla, një vajzë 28 vjeçare, ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Kështu bën me dije Policia e kryeqytetit, e cila thotë se ka ngritur hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion”, njofton Policia e Tiranës.

Vëllai i të ndjerës, Arenc Hasalla ka dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale dhe shkruan “Si na le kështu o zemra vëllait. Si do jetoj jetën pa ty. Hakun tënd do e marrë vëllai jot”.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arenc Hasalla dhe motra e tij e ndjere

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Por sipas familjarëve 31-vjeçarja nuk duhet të operohej pasi njëkohësisht kurohej për kancerin në mitër në Belgjikë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *