Hamasi publikon videon e vajzës që ka marrë peng: Ata u kujdesën për mua por më nxirrni që këtu

Videoja e parë e një vajze të mbajtur rob nga Hamasi është publikuar nga grupi islamik. E reja quhet Maya Sam dhe thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës. Në të njëjtin festival, terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz. 

Vajza thotë: Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit. E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tre orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe. Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Të lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt.’

Familja e Sam konfirmoi se ishte ajo dhe thanë se ishin të lumtur ta shihnin përsëri.

Hamasi njoftoi se ka 200-250 të burgosur izraelitë në Gaza 10 ditë pas sulmit terrorist. Ai tha se rreth 200 të burgosur janë në duart e Brigadave Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit dhe “fraksionet e tjera të rezistencës” po mbajnë pjesën tjetër.

Grupi tha gjithashtu se “nuk kishte frikë” nga një operacion tokësor nga Izraeli , i cili ka grumbulluar trupat e tij përgjatë Rripit të Gazës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *