Dikur të gjithë e njihnin, ndërsa shumë pak veta kanë informacion për të. Thoma Turtulli është një nga filantropet më të shquar që kombi shqiptar ka nxjerrë, duke i dhuruar kështu qytetit të Korçës bibliotekën, liceun, spitalin dhe shkollën teknike.
Të gjesh sot një bust për njeriun mbase që i dhuroi më shumë Korçës, është e pamundur.
Thoma Turtulli sot kujtohet vetëm nga biblioteka e fëmijëve, që mban emrin e tij dhe nëpër pllakadat e institucioneve që ai ka dhuruar, ndërsa figura e tij është gjithmonë e në zbehje.
Historiani Niko Kotherja tregon se veprimtaria e Turtullit ka qenë e shumëllojtë për kombin shqiptar.
“Thoma Turtulli i përket një familje shumë të rëndësishme e cila ka kontribut të rëndësishëm në pjesën e filantropisë, por edhe lëvizjes kombëtare shqiptare. Kjo familje me orgjinë nga Vithkuqi dolën pinjolle që spikaten ne shume drejtime midis tyre është Thoma Turtulli, një nga emrat e rëndësishme në qytetin e Korçës por dhe me gjere. Emri i tij është i skalitur në kronika të rëndësishme të kohës. Në parashtrime që janë bërë nga parlamenti vërehet nga ngushëllimet që familja e tij merr kur ai ndahet nga jeta, heshtja në nderim të figurës së tij në parlament, telegrame nga e gjithë bota e të tjerë,” – tha Kotherja.
Shumë institucione në Korçë janë falë duarve të Thoma Turtullit dhe familjes se tij.
“Falja që ata i bënë Korçës me bibliotekën, spitalin dhe liceun kanë ndodhur në emrin e Thoma Turtullit ndërsa shkolla teknike që sot është godina e spitalit teknik të Korçës, ajo është dhuruar nga Athina Turtulli, nga bashkëshortja e Thoma Turtullit,” – u shpreh Kotherja.
Faji i mungesës së vëmendjes ndaj kësaj figure e marrin institucionet shtetërore.
“Këtu pjesë faji i takon atyre institucioneve që të merren me kulturën, që janë administrorë të qytetit për të sjellë në vëmendje figura të ndritura të qytetit të cilat pa diskutim duhet të bëhet burim frymëzimi për brezat e rinj dhe ata që do të vijnë në të ardhmen. Thirrja e një ndërgjegje të qytetare ndaj institucioneve kulturore që e kanë detyrë ti përkushtohen trashëgimisë, që rrezaton me shumë se vija e verdhë e këtij qyteti, pa respekt e vlerë ndaj këtyre figurave është e pamundur ti njohim e ti trashëgojmë vlerat e tyre,” – sqaroi Kotherja.
Në hollin e bibliotekës në Korcë janë vendosur bustet e filantropit Thoma Turtulli e bashkëshortes së tij Athinasë.