Shqipëria bëhet e para që i vendos sanksione Kosovës, Rama anulon mbledhjen e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama anuloi në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët të qeverive me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se priten sanksione ndaj Kosovës.

“Kam bërë përpjekje për t’i kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë kohën, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë që plani që është në plan, realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.

Por në fakt, me këtë lëvizje Rama e bëri Shqipërinë shtetin e parë që i vendos sanksione Kosovës.

Kur një gazetare në konferencën për shtyp, e pyeti Ramën se a ka frikë se kështu po bëhet i pari që vendos sanksione, ai u acarua.

Pavarësisht tërbimit, Rama nuk dha asnjë përgjigje direkte, por vazhdoi duke thënë se Shqipëria po ndjek pas linjën e shteteve euroatlantike.

“Vëllazërinë nuk e kemi politike, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjtë, gjuha e njëjtë dhe e ardhmja e njëjtë. Por ne nuk bëhemi palë në një absurd. Do ishte një tradhti e madhe që do i bënim Kosovës, përveçse një çmenduri për Shqipërinë. Ne kemi detyrën t’ia themi po aq copë, sa ka dëshirë Albini kur i thotë,” tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *