Helmimi i turistëve polakë në anijen turistike në Vlorë, dalin analizat e ISHP

 Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan në spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit.

Sipas rezultateve të analizave turistët janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.

41 turistët ndodheshin në një guidë me anije turistike, në ishullin e Sazanit. Më pas, turistët e moshës 14-15 vjeç nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *