Helmimi nga uji i ambalazhuar në Shkodër, shishja e servirur me lëndë djegëse ishte e falsifikuar

Vijon të mbetet mister incidenti i ndodhur në një restorant në Shkodër ku 3 persona pësuan lëndime të rënda në ezofag dhe stomak pas konsumuan një shishe uji të ambalazhuar.

Analizat e ujit që solli pasoja shëndetësore tek 3 personat që e konsumuan në një restorant në Shkodër nuk kanë dalë ende, por nisur nga dëmtimet e shkaktuara mjeket dyshojnë se kemi të bëjmë me një variant acidi që nuk dihet në çfarë rrethanash është futur në shishe. AKU ka sekuestruar gjithë sasinë e ujit të ambalazhuar në restorant dhe në piken e shpërndarjes në Shkodër.

Top Channel ka siguruar fletën e analizave që AKU ka kryer në fabrikën kryesore ku kryhet ambalazhimi i ujit përgjigjja e të cilave e nxori ujin e pijshëm dhe brenda normave. Dyshimet kryesore janë se shishja e servirur në lokal është e falsifikuar dhe e mbushur në një ambjent jashtë fabrikës së kompanisë.

Për të zbardhur ngjarjen policia ka pyetur gjithë stafin e restorantit në qendër të Shkodrës, nga furnitorët deri tek kamarierët si edhe punonjës së kompanisë së uit të pijshëm të cilët kanë vënë në dispozicion të hetimit gjithçka ka qenë e nevojshme. Aktualisht i mituri dhe nëna e tij vijojnë të marrin mjekim në spitalin e Traumës ndërsa kamarjeri në spitalin e Shkodrës.

Marrë nga TOPCHANNEL

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *