“Herën e parë më ngacmoi, pastaj shkova me dëshirë”, zbardhet DËSHMIA e Almës: Safeti më shkruajti …

Është zbardhur nga mediat dëshmia e Alma Kaçit, vajza në video-skandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Alma ka treguar para prokurorëve se në zyrën e Gjicit ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.

“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma.

Sipas Almës, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. 

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë të kryente marrëhdënie me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *