Historia e Tushes, humbi të bijën në Gërdec dhe vrau veten pa mbajtur premtimin e saj për mbesën

Gruaja në foto, në supin e së cilës ka mbështetur kokën Zamira Durdaj, quhet Tushe Osmani. Pakkush flet për ty.

Tushe Osmani, humbi vajzën 19-vjecare nga shpërthimi në Gërdec, nuk e përballoi dhimbjen dhe u dorëzua. Vrau veten disa vjet më pas, duke konsumuar një dozë ilaçesh. Një vit pas saj, në 2013, edhe bashkëshorti i saj Kujtim Osmani vrau veten.

Në një bisedë me zonjën Zamira Durdaj në Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, flet për Tushen, e cila nuk e çoi deri në fund amanetin e së bijës, për t’u kujdesur për mbesën e saj. E risjellim sot, për të kujtuar tragjedinë që shkaktoi Gërdeci, me besimin, se drejtësia, nuk do ta harrojë rastin e Tushes, dhe dhjetërave familjeve të tjera fatkeqe në Gërdec.

“Në Gërdec unë kam ardhur disa herë në shtëpinë tënde. Herën e fundit intervistuam edhe Tushen, që humbi vajzën. Nuk mund ta harroj vdekjen e saj. Tushja nuk fajësonte thjeshtë Gërdecin, por edhe faktin që e bija kishte turp të dilte lakuriq sepse rrobat iu dogjën, dhe ajo u fsheh që të mos e shikonin, duke bërë që djegia të avancojë.

Vdiq vajza nga Gërdeci dhe turpi. Sepse viktimat u turpëruan. Por fajtorët jo, nuk turpërohen në këtë vend. Ajo la një vajzë që sapo kishte lindur. E la katër muajshe. Ishte vetëm 19-vjece. Kur Tushja, e ëma e takoi natën e fundit, vajza i la amanet të bijën. Por Tushja nuk e mbajti fjalën, u dorëzua, vrau veten”, u shpreh Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *