Historia e veçantë e të riut që stërvit pëllumba në Lushnjë, njëri prej tyre e ndjek kudo

Soni Arapi është i riu nga Lushnja që prej kohësh stërvit 30 pëllumba. Bashkë me dy vajzat e veta, 33 vjeçari kujdeset dhe mëson pëllumbat, teksa zbulon se lidhjen më të veçantë e ka me njërin prej tyre, “Tornadon”.

E ka quajtur pikërisht kështu sepse që në ditët e parë kur kishte filluar të mbushej me pendë, “Tornado” ishte me energjik se pëllumbat e tjerë. Këtë e ka vërtetuar dhe pasi u rrit, sepse kur Soni udhëton me makinë ai e ndjek për kilometra të tëra dhe qëndron mbi supin e tij.

Gazetari fierak Kristaq Thana ndan disa pamje nga përditshmëria e 33 vjeçarit dhe tregon se ndonjëherë “Tornado” bëhet “xheloz” për dy vajzat e vogla të Soni Arapit, duke i bezdisur me pulat e krahëve kur ato duan të përqafojnë të atin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *