Historitë e dhimbshme nga Turqia, burri nuk e pranoi dot humbjen e gruas dhe foshnjes, i jep fund jetës

Furkan Uçar, i cili humbi gruan dhe foshnjën 22-muajshe nga tërmeti, ka vdekur gjithashtu. Tragjedia e rëndë është regjistruar në Turqi, ku burri i familjes së vogël, është gjetur i vdekur pak ditë pas lajmit të rëndë se kishte humbur dy njerëzit e shtrenjtë për të.

Fatkeqësisht ai nuk do të mund ta përballonte më shumë dhimbjen dhe i ka dhene fund jetes duke lënë pas edhe një sërë deklaratash si në media, ashtu edhe të shkruara ku shprehej se:

“Po përpiqem të provoj se nuk mund ta jetoj dhimbjen time dhe të mos vdes tani. Kushdo që e bëri këtë më vrau sa isha gjallë”.

Familja me tre anëtarë kishin shkuar te prindërit e të ndjerit, por fatkeqësisht kishin shkuar aty dhe ku ndodhi tragjedia e rëndë, nga e cila vdiqën gruaja, vajza, vjehrri, vjehrra, gjyshja dhe halla e Furkan Uçarit, të cilët u gjetën të pajetë nën rrënoja.

Babai i pikëlluar, i cili varrosi gruan e tij të dashur dhe vajzën e tij, emrin e së cilës ia vuri në vendin e punës, vuri në qafë unazën e gruas dhe në dorë byzylykun e së bijës. Por, ai i ka dhënë fund jetës për tu bashkuar me ta në botën e përtejme.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *