Hodhi foshnjen e sapolindur në lumë në Shkodër, dënohet me 22 vite burg e reja

33-vjeçarja, Orjana Gremi, që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur, është dënuar me 22 vite burg.

Në seancën të mbajtur një ditë më parë në gjykatën e Shkodrës, e reja ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese por që nuk është marrë në konsiderate nga gjykata e Shkodrës.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.

Kujtojmë se foshnja e seksit mashkull lindi më 30 dhjetor 2022 ndërsa pak ditë më vonë u hodh në lumin Kir nga nëna e tij. Ajo ka deklaruar në atë kohë se nuk mund të kujdesej për të voglin.

Gremi ishte e pamartuar dhe ende nuk dihet se kush ishte i ati i foshnjës.Edhe vetë ajo ishte braktisur nga nëna e saj që në moshën 1 vjeçe. E ëma u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit. Një familje e divorcuar, të dy, si nëna dhe babai i Orjanës nuk janë interesuar për jetën e të bijës. Pas divorcit, babai jeton në Fier ku ka krijuar edhe një familje të re. Prej 32 vitesh, nëna dhe babai i Orjana Gremit nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre.

Ajo jetonte me dajën në një fshat në Shkodër, ndërsa prej 5 vitesh kishte nisur punë edhe në një fasoneri. Por edhe pse duket se jeta e saj po shkonte drejt ekuilibrimit, shtatzania ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Pasi mbajti për 9 muaj një fëmijë, pas lindja nuk shkoi siç duhet duke bërë që më 6 janar, ajo ta harronte historinë e saj dhe të lëshonte fillikat në këtë botë, mes të ftohtit dhe rrethanave ekstreme, djalin e saj njëjavësh. 

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *