Tre persona të akuzuar për ushtrim të paligjshëm të prostitucionit kanë rënë në pranga në Pogradec.
Në pranga kanë rënë për Dhoksa Dhimitri, 48-vjeçarja Ardiana Cale dhe 35-vjeçari Eduard Zelollari.
Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.
Policia bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e uniformave blu, pasi kish të dhëna se ushtrohej prostitucion.
Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej aktiviteti, duke i arrestuar në kushtet e flagrancës.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.