Lindjet me operacion janë kthyer në trend për gratë shtatzënë. Gati 40% e foshnjave në Tiranë vijnë në jete përmes lindjes cezariane. Kjo tendencë konstatohet nga mjekët specialistë pranë materniteteve në kryeqytet.
Ata këshillojnë nënat e reja të dëgjojnë rekomandimet e mjekut, për më të mirën e tyre dhe të foshnjave.
“Kjo është njëshi, për të mos pasur komplikacione. Tendenca vazhdon të jetë deri diku e lartë. Në Tiranë vijnë edhe raste të ndërlikuara, por lindja natyrale është më e mirë”, thotë drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj.
Më rritjen e lindjeve çezariane janë shtuar edhe nevojat e spitaleve për gjak. Vitet e fundit maternitetet po aplikojnë politikën përmes dhurimeve vullnetare dhe të familjarëve të pacienteve.
“Çdo paciente që vjen në maternitet për të lindur, mbart me vete rriskun për hemorragji. Ne e kemi protokoll që çdo paciente vjen, u rekomandohet të sigurojë gjak paraprakisht nga familjarët, me bazë vullnetare”, thotë Zef Delia, mjek reanimator.
Gjatë një konference shkencore për obstetri-gjinekologjinë, mjekët ju bëjnë thirrje grave shtatzëna të ndjekin të gjitha protokollet mjekësore për të mos pasur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe lindjes./A2CNN