Humb jetën vajza në Tiranë, u përplas me makinë nga një 27-vjeçar

Matilda Salla, 35-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur një ditë më parë (13 shtator) në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.

Policia njoftoi sot ( 14 shtator) se vajza ka humbur jetën në spital. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, Orges Bashkurtin banues në Tiranë.

‘Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.’- njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *