Humbi gruan pas lindjes, babai fajëson mjeken që e operoi: Jam me tre fëmijë që duan drejtësi

Një grua në Berat humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj. 39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Habibi tregoi se bashkëshortja po sillte në jetë fëmijën e tretë me operacion.

Operacioni kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta Sadushi do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, 39-vjeçari u shpreh se tre vajzat e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kërkojnë drejtësi për nënën e tyre.

“Vajzat e dinë gjithçka, vetëm duan drejtësi, më thonë që duan të dinë se çfarë ndodhi me mamin. Janë shumë të forta, komunikoj me to sikur të jenë të rritura por duan përgjigje edhe ato për nënën e tyre. Kështu siç kam mbetur si një njëri pa shtëpi nuk e di ku do jetoj, në Kosovë apo në Shqipëri, kam ngelur si një traget pa busull”, tha ai.

Avokatja Eranda Gjonaj komentoi humbjen e jetës së gruas dhe tha se faji nuk është i spitalit, por i mjekut që ka kryer ndërhyrjen.

“Në gjykimin tim duhen marrë parasysh të gjitha rrethanat. Pavarësisht se juridikisht faji i ngelet spitalit në gjykimin tim faji është individual dhe duhen parë të gjitha rastet që janë ndjekur individualisht nga i njëjti mjek sepse kallëzimi mund të bëhet ndaj vetë personit,” – u shpreh Gjonaj.

Bashkëshorti i saj është në gjendje të rënduar emocionale dhe kërkon drejtësi, por edhe ndihmë ekonomike për të rritur 3 fëmijët e tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *