Humbi jetën në vendin e punës, 28-vjeçari punonte në të zezë, u shkëput vinçi dhe ra nga kati 9 i pallatit në ndërtim

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e papritur të punëtorit të ndërtimit në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

Emiliano Frroku ndërroi jetë në spital ditën e djeshme, pasi u rrëzua nga lartësia e pallatit ku punonte.

Burime bëjnë me dije se i riu fatkeq ka qenë duke ngjitur vinҫin, i cili është shkëputur dhe ka marrë me vete edhe Emiljano Frrokun dhe ka rënë poshtë bashkë me të.

Mendohet se Emiliano Frroku ra nga kati i 9, ose i 10 i pallatit në ndërtim. Në njoftimin e policisë dje thuhej se ngjarja ishte aksidentale.

Sakakq mësohet 3 persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen, ata janë:  Leon Ndoci pronari i firmës, Martin Biba administrator, Loren Haxhia inxhinier dhe Hajriz Hoti shtetas nga Kosova që bente punimet.

Të shpallurit në kërkim akuzohen për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim pa leje në bashkëpunim.

Nën hetim është vënë Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet.

Inspektoriati i Punës, deklaroi më herët se 28-vjeçari ishte i pasiguruar, ndërsa nuk ka asnjë informacion se cila ishte kompania me të cilën punonte viktima.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *