Personi që shihni në foto është Erlind Mustafaj, i riu i cili humbi jetën mesditën e të premtes në autostradën Morinë-Milot.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:50 ku Erlind Mustafaj teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën Mustafaj, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri që ndodhej në automjet me të riun, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
“Informacion paraprak/ Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e Policisë.