“Hyre në shtëpinë tonë si rreze drite kur kishim dhimbje”, vjehrra surprizon Marsela Çibukajn

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” ka përgatitur një mori surprizash për Marsela Çibukajn në javën e saj të ditëlindjes.

Pas videomesazheve nga familja e saj e ngushtë, prindërit dhe motra, është momenti që të shohë se kush është personi i radhës që ka disa fjalë për të.Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ‘e ngatërron’ paksa këngëtaren dhe i thotë se “jo vetëm Vitmari, por edhe vjehrra ankohet” për të.

Në të vërtetë, nëna e Vitmarit i ka dërguar një nuses së saj një mesazh të tejmbushur me dashuri.Nëna e Vitmarit, Geisu: E dashur Marsi! Kur hyre në shtëpinë tonë ke hyrë në një moment kur ne patëm një dhimbje shumë të fortë dhe erdhe si rreze drite te ne.

Ti për mua je një muzikë pa fund. Je me të vërtetë një shpirt artistik dhe kënaqësia më e madhe që mund të ndiejë një nënë është të shoh që im bir është i lumtur me ty, është i kënaqur, është i qetë. Të du’ fort dhe vazhdo të jesh gjithmonë kjo që je!Marsela Çibukaj: Geisu, sa e dashur që është! Një zonjë grua e jashtëzakonshme dhe shumë frymëzuese, jo vetëm shpirtërisht por edhe artistikisht.

Është kritikuesja por edhe këshilluesja më e mirë për sa i përket edhe përzgjedhjeve muzikore duke qenë se është profesioni i saj, i dirigjentes së orkestrës, pianiste e jashtëzakonshme, për mua është një pikë referimi shumë e rëndësishme. E dua shumë, e du’ fort, si e thotë në mënyrë tironce, e du’ fort./tvklan.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *