Në 6 vite punë në administratë, duke mbajtur gjithmonë poste me mjaft përgjegjësi, Alda Klosi u fut me një apartmanet vetëm 47 m2 dhe një truall në pronësi të ish-bashkëshortit Altin Klosi, por la detyrën me një sërë pasurish të paluajtshme. Dosja.al publikoi formularin e plotë, me dokumentet e nënshkruara nga vetë Klosi, dhe ajo që vihet re, pavarësisht ndryshimit të pasurisë së Klosit ndër vite, është ish-zyrtarja i ka siguruar apartamentet nga trashëgimia e familjes.
Në asnjë prej faqeve të formularit, Klosi nuk pretendon se ka arritur të akumulojë të arhdura të mjaftueshmë për të investuar në pasuri të paluajtshme apo për të pasur kursime e shuma të mëdha parash, si 120 mijë eurot që iu vodhën në banesën me qira. Ajo madje nuk deklaron se zotëron mjete apo llogari bankare me vlera të konsiderueshme, depozitat e Klosit janë në vlerat 7 deri në 10 euro, totalisht të papërfillshme për të arritur për të krijuar një kasafortë të mbushur me euro.
Ndaj pretendimet e Klosit se paratë i kishte ruajtur për kurimin e xhaxhait që është diagnostikuar me kancer, nuk gjejnë vend, pasi ish-zyrtarja nuk i justifikon dot këto para.
Por edhe alibia e dytë, e bërë po nga vetë ajo në një intervistë për mediat, bie!
“M’i kishte lënë nusja e xhaxhait për të mobiluar shtëpinë e tyre dhe për t’i ruajtur për mjekimin e xhaxhait që kam me kancer,”- tha Klosi, duke ngritur mjaft pikëpyetje të tjera dhe duke i hapur vetes akoma më shumë telashe.
SI erdhën paratë në Shqipëri, ndërkohë që familja e xhaxhait të saj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Përmes bankës? Llogaritë nuk e tregojnë këtë gjë. Dorazi në aeroport? Një gjë e tillë nuk ndodh, pa pasur faturën që justifikon këtë vlerë parash!
Po bizhuteritë nga erdhën?
Sendet me vlerë janë gjithashtu të detyrueshme për tu deklaruar nga zyrtarët, por Klosi nuk e ka bërë një gjeë të tillë, ndaj koleksioni i florinjve që u vodhën bashkë me paratë nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, mbetet ‘jetim’! cili është burimi iu tyre?