Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV, Manastirliu: E kuptojmë reagimin e prindërve, por kemi zbatuar protokollet

Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar për infektimin e 1-vjeçarit me HIV në maternitet. Ajo deklaroi se janë mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve ndërsa shtoi se në këtë rast bazohet në ekspertizën e personave përkatës. Më tej, Manastirliu shtoi se ISHP ka hetuar rastin dhe ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësor janë zbaruar protokollet.

‘Ne kemi ndjeshmëri maksimale për këtë rast, maksimale. E ndjejmë dhe jemi mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve. Në ministrinë punën tonë e bazojmë në ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik, ka vlerësuar se janë zbatuar protokollet mjekësore.’- tha Manastirliu.

Fëmija vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në spital në Shqipëri. Prindërit rezultojnë negativ ndaj dyshimet janë se fëmija është infektuar si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor. Rasti që është ende nën investigim për gjetjen e përgjegjësve është kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *