Hyri për herë të dytë në Big Brother, Bjordi flet për lidhjen me Adelën: “Nuk do ndaj më kurrë asgjë me publikun”

Regjisori Bjordi Mezini, një ndër banorët më të rinj të “Big Brother VIP”, ka bërë një bisedë me Luizin dhe Oltën duke kujtuar historinë e tij me Adelajdën.

Sipas tij, fakti që ka pasur lidhjen publike e ka traumatizuar për keq dhe i ka ndikuar në karakter.
“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak, për keq. Vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim, gjë që më ka bërë të kuptoj që disa gjëra në jetën time nuk duhet t’i ndaj më kurrë”, u shpreh Bjordi.

Kujtojmë se gazetarja Adelajda Xhamani që ishte pjesëmarrëse në Big Brother 2009, ku u njoh me Bjordin, ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të vitit 2017.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *