I bie kali me dru përsipër, ndërron jetë 62 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë, raportohet të ketë ndodhur në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale A.Sh, i cili kishte shkuar për të prerë dru në mal me kalin e tij. Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *