Nëna e Daniel Qoses, një nga punonjësit e hotelit në Dhërmi i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje, ka folur sot për mediat ku ka shpjeguar se si mësoi për ngjarjen.
Familja nga Korça s’ka të ardhura të tjera përveç atyre që sillte i biri nga puna gjatë sezonit. Kostaqe Qose tregon se Danieli kishte 5 vite që punonte në atë hotel dhe më herët nuk ka patur probleme.
“Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasja,nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punontë djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha.
Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.
Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese guzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupëm andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar.
Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se ziret vendi. Deri në shtator punonte aty”, ka rrëfyer nëna.