Një ngjajre e rëndë është shënuar ditën e sotme në burgun e Drenovës në Korçë.
Bëhet me dije se i burgosuri, Osman Vani, i dënuar përjetë për vrasje ka goditur me grusht punonjësin e policisë, Erion Çekiçi.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, por mësohet se fatmirësisht efektivi nuk ka marrë dëmtime të rënda. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.